Fatmir Humolli nuk ulet me grupin parlamentar të VV-së, Kusari-Lila bisedon me të

Deputeti Fatmir Humolli, ka ndërruar ulësen në Kuvendin e Kosovës.
Ai nuk është parë tek ulët në vendin e tij ku qëndroi për dy vite.
Humolli është larguar nga vendi ku është rezervuar për deputetëte e Vetëvendosjes.
Humolli / Raportohet se deputeti Humolli do të largohet nga Lëvizja Vetëvendosje
E për këtë, ai pati një vizitë nga shefja e deputetëve të VV-së, Mimoza Kusari-Lila.
Nuk dihet çka saktësisht kanë biseduar mirëpo dihet që Humolli ka qenë i pakënaqur me punën e Qeverisë Kurti.
Humolli ka paralajmëruar se sot do të bëjë të ditur dorëheqjen nga Grupit Parlamentar i Vetëvendosjes.