Fatmir Limaj në PDK? Memli Krasniqi: Kjo s’është temë fare

Fatmir Limaj në PDK? Memli Krasniqi: Kjo s’është temë fare

Lideri i PDK-së, Memli Krasniqi ka thënë se askush nuk ka kërkuar që të Fatmir Limaj të kthehet në PDK.

Krasniqi në emisionin ‘Pressing’ në T7 ishte i prerë në përgjigjen e tij, kur u pyet se a do të kthehet Fatmir Limaj në PDK.

Krasniqi tha se kjo nuk është diskutuar fare, pasi nuk ka pasur një kërkesë të tillë. Ai shtoi se as Fatmir Limaj nuk ka kërkuar të kthehet në PDK, e as PDK-ja nuk ka kërkuar të kthehet Limaj.

“Kjo s’është temë fare, për të trajtuar diçka të tillë së pari duhet të ketë kërkesë. As nuk kërkon zotëri Fatmir Limaj të kthehet në PDK, e as PDK-ja me kthy zotëri Limajn. Kjo është e vërteta e shkurt dhe e thjeshtë. Nuk është temë që është diskutu, sepse nuk është as kërkesë e askujt. Tjetër është që dikush mundet me pas interesa të caktuara, dikush tjetër mundet me pas përshtypje të caktuara”, shtoi Krasniqi.

Shpërndaje në: