Fatmir Sejdiu për Isa Mustafën: I ka humbur të gjitha zgjedhjet

Fatmir Sejdiu për Isa Mustafën: I ka humbur të gjitha zgjedhjet

Ish-kryetar i LDK’së, Fatmir Sejdiu, ka folur për raportet e tij me Isa Mustafën, i cili e kishte mposhtur në garën për kreun e partisë.

Në emisionin Pressing të Televizionit 7, Sejdiu thotë se nuk ka pasur asnjë problem personal me Mustafës, dhe e ka uruar kur është zgjedhur kryetar i LDK’së.

“Unë nuk kam asgjë personale. Në ju kujtohet, në Kuvendin e 7, Mustafa i ka marrë ato vota, unë në mënyrën më të njerëzishme e kam uruar”, ka thënë  Sejdiu.

Mirëpo, ai thotë se Mustafa duhet të jetojë me projektin e tij, e të mos pres që tjerat parti të bëjnë gabime, që LDK të fitojë.

Sipas Sejdiut, Mustafa i ka humbur të gjitha zgjedhjet në të cilat ka marrë pjesë që kur është zgjedhur në krye të LDK’së.

“Ai ka humbur zgjedhjet e 2010, ka humbur Prishtinën në 2013. Nuk duhet të jetoj në pritjet e gabimeve të tjerëve, por duhet të jetojë në projektin e vetë”, ka thënë Sejdiu.

Shpërndaje në: