FBI vret një burrë të armatosur që tentoi të thyejë ndërtesën e këtij institucioni

FBI vret një burrë të armatosur që tentoi të thyejë ndërtesën e këtij institucioni

Një burrë i armatosur i veshur me jelek antiplumb u vra pasi u përpoq që të “thyente” një ndërtesë të të FBI-së në Ohio të SHBA-së, thonë zyrtarët.

I dyshuari u largua nga vendi i ngjarjes në Cincinnati dhe u qëllua nga policia pas një përplasjeje që zgjati me orë të tëra në një zonë rurale.

Zyrtarët e zbatimit të ligjit i thanë mediave amerikane se po shqyrtojnë nëse ai – të cilin mediat e identifikuan si Ricky Shiffer, 42  vjeçar – kishte ndonjë lidhje me grupet e ekstremit të djathtë.

Kreu i FBI-së tha se dhuna dhe kërcënimet kundër agjencisë “duhet të jenë thellësisht shqetësuese për të gjithë amerikanët”.

Policia nuk e ka identifikuar zyrtarisht të dyshuarin e vrarë në Ohio të enjten dhe nuk ka komentuar mbi motivin e tij gjatë një konference për media, shkruan BBC, transmeton Gazeta Express.

Zyrtarë, që deshën të jenë anonimë, thanë për mediat amerikane se i dyshuari mund të ketë qenë i pranishëm në ndërtesën e Kongresit në Washington në ditën e trazirave të vitit të kaluar nga mbështetësit e Trump.

Incidenti i Ohios vjen pasi zyrtarët amerikanë paralajmërojnë për kërcënime të shtuara tyre pasi FBI-ja ekzekutoi një urdhër kontrolli të hënën në pronën e ish-presidentit Donald Trump në Mar-a-Lago në Florida.

Shpërndaje në: