FBI zbulon dokumente të rëndësishme për rastin e Kobe Bryant – asgjë s’është siç dukej

FBI zbulon dokumente të rëndësishme për rastin e Kobe Bryant – asgjë s’është siç dukej

FBI ka zbuluar dokumentet shumë të rëndësishme në lidhje me një rast që ndodhi më shumë se 15 vite më parë, e që përfshinë edhe legjendën amerikane të basketbollit, Kobe Bryant.

Sipas ‘Denver Post’, një njeri kontaktoi Bryant për vrasjen e gruas që akuzoi lojtarin për përdhunim në vitin 2003. FBI ka lëshuar një raport 17 faqe, që detajon ofertën e Patrick Graber, për të vrarë gruan që akuzoi Kobe Bryantin se e kishte përdhunuar atë, transmeton Periskopi.

Oferta ishte 3 milionë dollarëshe dhe ishte dërguar me postë tek Kobe Bryant, rreth kohës së akuzës.

Raporti i FBI zbuloi se Graber i dërgoi një ofertë Bryantit përmes ‘Federal Express’ që përfshinte “përfundimet se ai mund të bënte që problemi i Bryantit në lidhje me rastin e sulmit seksual, të largohej, me anë të një pagese”.

Garber përfundoi duke mbajtur tri vite burg, pasi policia zbuloi komplotin. Raporti tregon se ai dërgoi letrën drejt Bryant, për të ofruar vrasjen e gruas që e akuzonte legjendën e Lakers.

Bryant ishte arrestuar dhe akuzuar në vitin 2003, derisa gruaja insistonte se ishte përdhunuar nga ai në Kolorado, në një dhomë të një hoteli.

Akuzat ndaj Bryant binin poshtë, pasi gruaja refuzoi të dëshmonte në gjykatë, përcjell Periskopi.

Legjenda e basketbollit ndërroi jetë në moshën 41 vjeçare, pas një aksidenti të pësuar me helikopter, në Calabasas të Kalifornisë. Me të ishte edhe vajza e tij Gianna, që po ashtu ndërronte jetë. /Periskopi/

Shpërndaje në: