FC Ballkani mëson kundërshtarin për rrethin e tretë të Conference League

FC Ballkani mëson kundërshtarin për rrethin e tretë të Conference League

Ki Klaksvik, skuadra nga Ishujt Faroe do të jetë kundërshtari i radhës i FC Ballanit në UEFA Konferencë Ligë

Të martën mbrëma, Ballkani siguroi kalimin për në raundit e tretë kualifikues në Ligën e Konferencës, pasi eliminoi La Fioritan me rezultatin e përgjithëm 10:0.

Kampionët e Kosovës sonte kanë mësuar edhe kundërshtarin për raundin e ardhshëm, pasi ka përfunduar edhe ndeshja e kthimit mes Klaksvikut dhe Sutjeskas.

Ndeshja e parë ishte mbyllur baras dhe pa gola.

Sonte fitore shënoi Klaksviku 1:0, që nënkupton se ekipi nga Ishujt Faroe do të jetë kundërshtari i Ballkanit në raundin e tretë.

Ndeshjet e këtij raundi në Ligën e Konferencës do të zhvillohen më 4 dhe 11 gusht.

Vlen të theksohet së vlera e kampionit kosovar është 1.2 milionë më e madhe së vlera e kampionit të Ishujve Faroe.

Kampioni kosovar ka vlerë prej 4.05 milionë euro ndërkaq ai i Ishujve Faroe 2.8 milionë euro.

Shpërndaje në: