FC Prishtina emëron, Driton Krasniqin, drejtor sportiv të klubit

Periskopi.com Sporti

FC Prishtina ka nisur që të marrë pamje të re në javët e fundit. Pas emërimit të presidentit të ri të klubit, Hakif Gashi, klubi “bardhekaltër” së fundmi e ka emëruar edhe drejtorin e ri sportiv.

Kjo pozitë i është besuar ish-futbollistit të mirënjohur të ekipit prishtinas, Driton Krasniqi.

Ish-mesfushori vjen nga qyteti i Prishtinës dhe si futbollist ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në ekip duke i fituar të gjithë titujt e mundshëm në futbollin e Kosovës me Prishtinën.

Krasniqi ka bërë karrierë në Kosovë edhe të KEK-u, kurse në Shqipëri te Besa e Kavajës, Tomori i Beratit dhe Shkumbini i Peqinit me ç’rast me Besën është paraqitur në më shumë se 20 ndeshje në garat evropiane.

37-vjeçari ditën e sotme është prezantuar si drejtor i ri i Prishtinës nga presidenti Hakif Gashi.