Federata Angleze po heton për kurdisje kartonin e verdhë të marrë nga ylli i Arsenalit

Periskopi.com Sporti

Asociacioni i Futbollit po heton kartonin e verdhë të marrë nga një lojtar i Arsenalit në ndeshjen e Premier Leagues këtë sezon, sipas ‘The Athletic’.

Basti po shikohet si rezultat i shumë modeleve të basteve ku një shumë e pazakontë parash u vendos në një lojtar të pazbuluar të ‘Topçinjëve’ për të marrë kartonin e verdhë në ndeshje, transmeton Periskopi.

Kur kryesia e futbollit anglez u pyet rreth situatës, u përgjigj duke thënë: ”Asociacioni i Futbollit është në dijeni të çështjes në fjalë dhe po e shikon.”

Shumë punonjës në industrinë e basteve e kanë përshkruar instancën që po hetohet si ‘shumë e pazakontë’.

Identiteti i lojtarit – poashtu edhe i lojës, gjyqtarit dhe incidentit – për të cilin bëhet fjalë mbetet i panjohur.

Rastet e të ashtuquajturave ‘bast spot’ mund të jenë të vështira për t’i luftuar organet qeverisëse pasi rezultatet janë shumë më të thjeshta për individët fajtorë të përfshirë në ngjarje sportive për t’i manipuluar për përfitimet e tyre.

Kur Sky Sports iu drejtua Arsenalit për një reagim ndaj lajmit alarmant, gjigantët e Premier League thanë se nuk do të komentonin hetimin në këtë fazë. /Periskopi.com/