Federata Çeke e Futbollit shpjegon pse CR7 ende nuk e ka thyer rekordin e Bicanit për më së shumti gola në histori

Federata Çeke e Futbollit shpjegon pse CR7 ende nuk e ka thyer rekordin e Bicanit për më së shumti gola në histori

A është Cristiano Ronaldo tash top golashënuesi në histori të futbollit?

Kjo u raportua gjërësisht të mërkurën mbrëma, pas golit kundër Napolit në finalen e Super Kupës së Italisë.

Ky ishte goli i 760-të zyrtar i Ronaldos në karrierë. Këtë e dimë dhe sigurtë madje, transmeton Periskopi.

Superylli portugez parakaloi rekordin e mëhershëm që mbahej nga Josef Bican, i cili kishte luajtur mes viteve 1931-1955 dhe vdiq në moshën 88-vjeçare në vitin 2001.

Ai tash ka tre gola më shumë se legjenda braziliane Pele, i cili përgjithmonë do të insistojë se të gjithë 1,282 golat e tij ishin zyrtarë dhe duhet të llogariten.

Mirëpo, Federata Çeke e Futbollit ka bërë disa hulumtime dhe beson se Bican ende ka 61 gola më shumë se Ronaldo.

Në një komunikatë, Federata potencon se Bican në fakt ka shënuar 821 gola zyrtarë, jo 759.

”Komiteti i Historisë dhe Statistikave i Federatës Çeke të Futbollit ka numëruar të gjitha golat e shënuar nga legjenda Josef Bican dhe mund të deklarojë se ai ka shënuar 821 gola në ndeshje zyrtare,” shkruhet në një postim të Federatës Çeke të Futbollit. /Periskopi.com/