Federata Evropiane e Gazetarisë reagon për përzgjedhjen e bordit të RTK-së: Të përdoren kritere objektive

Federata Evropiane e Gazetarisë reagon për përzgjedhjen e bordit të RTK-së: Të përdoren kritere objektive

Sekretar i Përgjithshëm i Federatës Evropiane të Gazetarëve, Ricardo Gutiérrez ka reaguar pasi Flutura Kusari shkroi se partia në pushtet po tenton ta shkatërrojë bordin e RTK-së.

Kusari, e cila kishte përgëzuar zgjedhjen e anëtarëve të parë të bordit të ri të televizionit publik, tha se se tani po tentohet të shkatërrohet ky bord për mungesë të transparencës.

Për këtë çështje, Gutiérrez theksoi se përzgjedhja e anëtarëve të bordit të një transmetuesi publik kërkon transparencë maksimale dhe përdorimin e kritereve objektive.

“Përzgjedhja e anëtarëve të bordit të një transmetuesi publik kërkon transparencë maksimale dhe përdorim të kritereve objektive. Kjo vlen si për RTK-në në Kosovë ashtu si për çdo kanal tjetër publik. Parlamenti duhet të rifillojë këtë procedurë nëse dëshiron të mbetet i besueshëm!”, thuhet në reagim.

 

Shpërndaje në: