Federata për Kajakim e Kosovës pranohet me të drejta të plota në Federatën Ndërkombëtare të Kajakimit

Federata për Kajakim e Kosovës pranohet me të drejta të plota në Federatën Ndërkombëtare të Kajakimit

Federata për Kajakim e Kosovës bëhet anëtare me të drejta të plota në Federatën Ndërkombëtare të Kajakimit✍

Federata e Kajakimit të Kosovës (FKKS) është bërë sot anëtare me të drejta të plota në Federatën Ndërkombëtare të Kajakimit (ICF), në Kongresin Vjetor të ICF-së, që po mbahet në Romë të Italisë, njofton KOK, transmeton Periskopi.

Federata e Kajakimit të Kosovës është formuar në vitin e kaluar, ndërsa sporti i kajakimit ka traditë në Kosovë që nga viti 1948.

“Sot nga delegatët e Kongresit u votua pranimi i FKKS-së në ICF dhe në këtë mënyrë u hap edhe një derë ndërkombëtare më shumë për sportistët kosovarë. Duke respektuar misionin e ICF-së si lidere glabale që kujdeset për frymëzimin dhe aktivizimin e njerëzve që të merren me kajakim, ne si Federatë për Kajakim e Kosovës do të jemi pjesë e këtij rrugëtimi. Ne ndjehemi krenarë që patëm mundësinë të vendosim ‘një tullë’ më shumë në ‘themelin’ e shtetit të Kosovës”!, ka thënë Visar Emini, kryetar i Federatës së Kajakimit të Kosovës.

KOK përgëzon FKKS-së për anëtarësimin në ICF, derisa garuesve të kajakimit iu uron fat dhe suksese në garat ndërkombëtare.

Shpërndaje në: