Fehmi Ferati tregon si e tradhtoi Faruk Mujka Vetëvendosjen dhe aktivistët e vet

Fehmi Ferati tregon si e tradhtoi Faruk Mujka Vetëvendosjen dhe aktivistët e vet

Ish-kandidati i Vetëvendosjes për kryetar të Mitrovicës, Fehmi Ferati ka treguar se si u tradhtua nga bashkëpartiaku i tij, nënkryetari Faruk Mujka.

Ferati përmes një postimi në Facebook tha se Mujkën e mendonte si bashkidealist por thotë se ai tërë kohën flirtonte me njerëzit e Agimit, në zyre prapa shpinës, e në debate politike para syve të tij.

“Akuzat e Agim Bahtirit të mbështjellura me shpifje, vinin nga kuzhina e kolegut tim të zyrës, që unë ia besova fushatën. E dini se çka ndodhi tutje. Turri i madh për t’u bërë me Agim Bahtirin, e për të më akuzuar publikisht”, ka shkruar Ferati.

Ky reagim erdhi pas protestës së djeshme që Lëvizja Vetëvendosje mbajti në sheshin e qytetit, pas një deklarate të kandidatit të PDK-së për kryetar, Bedri Hamza i cili tha se po përkrahet edhe nga aktivistët e VV-së.

Ferati tha se dje i tërë qyteti u shëmtua nga gjestet e Faruk Mujkës, jo vetëm bashkëqytetarët, por edhe qytetarët e Kosovës në tërësi.

Postimi i plotë:

Diçka për Faruk Mujkën, ish-kolegun që e mendoja bashkidealist për të ndryshuar qytetin, atëkohë shef shtabi, kur unë po kandidoja për kryetar të Mitrovicës nga Lëvizja Vetëvendosje!

Dy gjërat që më ka bërë krenar në kandidimin tim ka qenë: Besimi dhe respekti i strukturave të larta dhe aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje! dhe takimi me njerëz të mirë të qytetit.

Kjo ka bërë që të bisedojme rreth pikave, planeve dhe ideve.

POR, ish-shefi i shtabit, tërë kohën flirtonte me njërëzit e Agimit, në zyre prapa shpinës, e në debate politike para syve të mi.

Akuzat e Agim Bahtirit të mbështjellura me shpifje, vinin nga kuzhina e kolegut tim të zyrës, që unë ia besova fushatën.

E dini se çka ndodhi tutje.

Turri i madh për t’u bërë me Agim Bahtirin, e për të më akuzuar publikisht.

Sot, i tërë qyteti u shëmtua nga gjestet e Faruk Mujkës. Jo vetëm në bashkëqytetarët, por edhe qytetarët e Kosovës në tërësi.

Më shumë se një dekadë servilosje, dikur qyteti do t’i përqeshë veprimet tua.

Por unë ende besoj, që ky nuk është përfaqësimi i aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje!, të cilin saherë që e takoj, flas për ide, vizione dhe shqetësime konkrete për vendin dhe assesi për vetën dhe interesin personal, siç po bëjnë këta.

Shpërndaje në: