Felix Magath favoriti për ta pasuar Bernard Challandesin te Kosova

Felix Magath favoriti për ta pasuar Bernard Challandesin te Kosova

Trajneri i njohur gjerman, Felix Magath shihet si favorit për t’u bërë trajneri i ri i Përfaqësueses së Kosovës pas largimit të Bernard Challandes.

Sot (e mërkurë) është konfirmuar zyrtarisht se Challandes ka ndarë rrugët me Përfaqësuesen e Kosovës.

Largimi i tij si përzgjedhës i Kosovës vjen pas një marrëveshje konsensuale më Federatën e Futbollit të Kosovës (FFK).

Pas largimit të Challandes, drejtuesit e FFK-së kanë filluar punën për gjetjen e pasuesit të zviceranit dhe tashmë kanë disa emra në listë.

Sipas burimeve të Telegrafit, trajneri gjerman, Felix Magath shihet si favorit për të marrë drejtimin e Kosovës.

Burimet e Telegrafit tregojnë se Magath ka marrë tashmë një ofertë nga drejtuesit e FFK-së dhe e ka pranuar atë.

Ndryshe, Magath është emër i njohur i futbollit, pasi në të kaluarën ka drejtuar klube të njohura si Bayern Munich, Hamburg, Werder Bremen, Stuttgart, Wolfsburg dhe Schalke.

68-vjeçari gjithashtu ka pasur suksese të mëdha duke fituar dy herë Bundesligën me Bayernin dhe një herë me Wolfsburgun.

Gjatë ditëve të ardhshme pritet të ketë të reja në këtë aks

Shpërndaje në: