Fëmija mbytet në kanal, akuzohet ”Ibër-Lepenci” se s’bëri shenja

Fëmija mbytet në kanal, akuzohet ”Ibër-Lepenci” se s’bëri shenja

Nëntëvjeçari Muhamed Deliu nga Shipoli i Mitrovicës, humbi jetën pasi ra në kanalin me të cilin menaxhon ndërmarrja ”Iber-Lepenc”.

Familjarët e tij nuk dinin gjë kur ngjarja e hidhur ndodhi.

Këta kërkojnë nga ndërmarrja ”Iber-Lepenc”, të sinjalizohet me shenja të rrezikut.

Nga ndërmarrja thonë se një gjë të tillë e kanë bërë.

”Intervenimi i vetëm nga ana jonë mbetet përfillja e shenjave sinjalizuese për kujdes të shtuar në vendet e banuara përgjatë kanalit, të cilat veçse janë të vendosura dhe sensibilizimi i qytetarëve që mund ta bëjmë prapë”.

Banorët këmbëngulin se nuk është kështu.

Sipas një banori të Shipolit, katër persona vdiqën në këtë kanal, për një periudhë kohe që ai thotë se nuk është e gjatë.

E diela ishte një ditë e kobshme sa i përket mbytjeve në ujë.

Një gjashtëvjeçar nga Radeshi i Dragashit vdiq pasi ra në lumin që kalon nëpër fshat. Po ashtu, një 70 vjeçar humbi jetën në ujërat e Deiqit të Klinë.

Shpërndaje në: