Fëmijët e dytë të familjes kanë prirjen të sjellin vetëm telashe

Fëmijët e dytë të familjes kanë prirjen të sjellin vetëm telashe

Keni motra apo vëllezër më të vegjël? Ju është dukur shpesh sikur diçka nuk shkon me ta?

Epo, studimet e fundit tregojnë se nuk jeni shumë larg të vërtetës, sidomos nëse fëmija i dytë i familjes është djalë.

Studiuesit realizuan disa kërkime për çiftet e vëllezërve në Amerikë dhe Danimarkë, duke dalë në përfundimin se 20 deri në 40 për qind e djemve më të vegjël rrezikojnë përfshirjen në rrugën e krimit, përjashtimin nga shkolla, marrjen e masave disiplinore në institucionet arsimore etj.

Sipas ekspertëve, edhe kjo e ka një shpjegim.

Nëse fëmijët e parë kanë prindërit si role model, të dytët i kthejnë sytë nga motrat apo vëllezërit, me të cilët mund të kenë një diferencë moshe prej vetëm 2 vitesh.

Nga ana tjetër, edhe vetë prindërit, pavarësisht se i kushtojnë kohë të dy fëmijëve, sipas kërkimeve ata shpesh i japin më shumë vëmendje djalit ose vajzës më të rritur.

Pavarësisht këtij studimi, vetë ekspertët theksojnë: “Këto rezultate nuk janë të njëjtat për çdokënd. Duhet të kujtoni se kërkimet janë bërë vetëm për Danimarkën dhe Amerikën.”

Kështu, mos i shihni me sy dyshues motrat apo vëllezërit e vegjël pas këtij leximi…

Shpërndaje në: