Fëmijët e ZV/Kryeministrit Kujtim Shala barten me veturë zyrtare në shkollë

Fëmijët e ZV/Kryeministrit Kujtim Shala barten me veturë zyrtare në shkollë

Zëvendëskryeministri i Kosovës, dhe njëherësh ministri i Kulturës, Kujtim Shala edhe pse e kishte kritikuar në vazhdimësi PDK-në për keqpërdorime, ai me të ardhur në pushtet ka vepruar njëjtë. Gazeta Blic e ka siguruar një video, ku shihet se si fëmijët e tij barten me veturë zyrtare.

Një qytetar në kushte anonimiteti i ka treguar Gazetës Blic se thuajse çdo ditë, fëmijët e zëvendëskryeministrit barten në shkollë me makinë zyrtare.
“Gati çdo ditë fëmijët e zëvendëskryeministrit Shala barten me veturë zyrtare nga shkolla”, ka thënë ky qytetar.
Edhe në videon e siguruar nga Gazeta Blic, shihet vetura zyrtare e parkuar dhe që pret disa minuta derisa dy fëmijët e ministrit të Kulturës dhe një shoqe e vajzës së ministrir të lëshohen nga shkolla dhe të hipin në veturë zyrtare.

Shpërndaje në: