“Fëmijët kidnapohen për të kolonizuar Marsin” – teoria më e re konspirative (Video)

“Fëmijët kidnapohen për të kolonizuar Marsin” – teoria më e re konspirative (Video)

Edhe në këtë epokë të teorive të konspiracionit të lirë, kjo mund të konsiderohet si një shaka.

Alex Jones, pohoi se Marsi është i banuar – nga njerëz të dërguar në Planetin e Kuq kundër vullnetit të tyre.

“Ne fakt besojmë se ka një koloni në Mars, e cila është e populluar nga fëmijët që u rrëmbyen dhe u dërguan në hapësirë ​​në një udhëtim 20 vjeçar, kështu që sapo të arrijnë në Mars, nuk kanë alternativë tjetër veçse të jenë skllevër koloniale në Mars,” tha Jones, themeluesi i faqes së diskutueshme të “InfoËars”.

Është e paqartë se pse ky “udhëtim” do të zgjasë dy dekada; ajo merr vetëm 6-9 muaj për të arritur Marsin duke përdorur teknologjinë aktuale, raporton “Hidden-truth”, transmeton Periskopi.

Cilado qoftë detaji, Jones dukej i hapur ndaj mundësisë.

https://www.youtube.com/watch?v=f9cgm1B7Rew

“Shikoni, e di se 90 për qind e misioneve të NASA’s janë sekrete, dhe mua më kanë thënë inxhinierë të nivelit të lartë të NASA’s se nuk keni ide se çfarë gjëra janë duke ndohur,” tha Jones.

Jones vazhdoi të shtonte se “në mënyrë të qartë, ata nuk duan që ne të shohim se çfarë po ndodh realisht.”

Ai ka pohuar, për shembull, se masakra e dhjetorit të vitit 2012 në Newtown, Connecticut – në të cilën 20-vjeçari Adam Lanza qëlloni dhe vrau 27 vetë – ishte një mashtrim.

Marsi ka provuar të jetë terren pjellor për teoricienët e konspiracionit gjatë viteve./Periskopi/

Shpërndaje në: