Feministet ‘pushtojnë’ Gjyqësorin: “Seksistat s’e kanë vendin në Gjykatë”

Feministet ‘pushtojnë’ Gjyqësorin: “Seksistat s’e kanë vendin në Gjykatë”

“Seksistat s’e kanë vendin në Gjykatë”, “Aktgjykim seksist”, “Bredhje me meshkuj”, “Hypja në taksi nuk është leje për dhunim”, janë disa pankarta që u vendosen në dyer dhe muret e objektit të Këshillit Gjyqësor nga Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion (QIKA) bashkë me disa organizata tjera feministe.

Ky aksion simbolik u bë për të shprehur pakënaqësitë ndaj aktgjykimit të Gjykatës Themelore të Gjilanit e cila shfajësojnë pesë burra të akuzuar për përdhunimin e 19-vjeçares në 2012-tën. “Seksistat s’e kanë vendin në Gjykatë”, “Aktgjykim seksist”, “Bredhje me meshkuj”, “Hypja në taksi nuk është leje për dhunim”, janë disa pankarta që u vendosen në dyer dhe muret e objektit të Këshillit Gjyqësor nga Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion (QIKA) bashkë me disa organizata tjera feministe.

Ky aksion simbolik u bë për të shprehur pakënaqësitë ndaj aktgjykimit të Gjykatës Themelore të Gjilanit e cila shfajësojnë pesë burra të akuzuar për përdhunimin e 19-vjeçares në 2012-tën.

Leonida Molliqaj nga organizata QIKA në një konferencë për medie tha se aktgjykimi është i papranueshëm meqë e legjitimon dhunuesin dhe e fajëson viktimën.

“Ky aktgjykim është i papranueshëm për neve sepse legjitimon dhunuesin dhe fajëson viktimën”, tha Molliqaj.

Po ashtu këto të fundit kërkojnë nga KGJK-ja që të merren masa kundrejt gjykatësve të rastit.

Shpërndaje në: