Feniksi mposhtet në ndeshjen e parë nga Nikars
Skuadra kampione e Kosovës tregoi paraqitje solide, edhe pse që nga fillimi ishte në ndjekje të rezultatit.
Vendësit të parët kaluan në epërsi, për të barazuar Feniksi në 1”1, ndërsa ata shënuan sërish për 2:1.
Deri në minutat e fundit qëndroi ky rezultat, ndërsa më pas vendësit shënuan edhe dy gola të tjerë, ashtu sikurse edhe Feniksi, por pa arritur që të barazojnë të paktën.
Feniksi është në grupin A të Raundit Elite. /Periskopi.com/



