Feraj i VV-së fyen Ramushin: Në Dyz a në Dubravë?!

Feraj i VV-së fyen Ramushin: Në Dyz a në Dubravë?!

Kandidati i Vetëvendosjes për deputet, Hysamedin Feraj – që ndoshta edhe është bërë deputet pas zëvendësimit të disa mandateve – ka sulmuar ish kryeministrin Ramush Haradinaj.

Ai ka deklaruar se ndoshta pyetja e bërë nga Ramush Haradinaj “Kah po na çon” kishte të bënte me burgun e sigurisë së lartë në të cilën do të vendosej ky i fundit.

“Mbase mirëfilli donte me ditë: Në Dyz a në Dubravë?!” – shprehet Feraj, përcjell Periskopi.

Në fakt, Haradinaj alarmonte për gjendjen e rëndë të shëndetësisë kosovare për shkak të pandemisë që po merr jetën e dhjetëra qytetarëve çdo ditë.

Feraj megjithatë beson se Haradinajn “e ka kapë frika”, edhe pse më pas shton se “Mirëpo Albini nuk çon askënd në burg.”

Statusi i plotë:

“Ku po na çon?” Albin – pyet Ramushi në shumës.

Mbase mirëfilli donte me ditë: në Dyz a në Dubravë?!

E ka kap frika.

Mirëpo Albini nuk çon askënd në burg. Drejtësia mundet, mbasi të provohet faji.

Prandaj, mos u tut Ramush!

Sigurisht, nëse e di veten të pafajshëm para drejtësisë.

Shpërndaje në: