Feraj i VV-së i thotë Periskopit se ka krijuar varësi nga ai: Periskopi qesh me fabulën e tij koti

Feraj i VV-së i thotë Periskopit se ka krijuar varësi nga ai: Periskopi qesh me fabulën e tij koti

Ideologu i Vetëvendosjes, Hysamedin Feraj, shkruan se Periskopi ka krijuar varësi nga ai pasi siç pandehë z.Feraj ‘ne (Periskopi) i kërkojmë që ai të shkruajë vetëm siç duam ne’.

Kjo gjë – dorën në zemër – nuk është aspak e vërtetë, pasi që na interesojnë deri diku mendimet e z.Feraj meqë njihet si një nga ideologët e partisë në pushtet në vendin tonë, por në asnjë mënyrë nuk tentojmë t’ia imponojmë mendimet z.Feraj dhe as të ndryshojmë diçka në formimin e tij të moçëm ideologjik.

Fabula që tregon z.Feraj, nuk është shumë e pakëndshme për ta lexuar në këtë fundjavë koti por nuk është se na përshtatet edhe aq.

Do ta tregonim edhe ne ndonjë fabulë ku do të mund ta modifikonim me personazh z. Feraj, por po e lëmë për ndonjë herë tjetër dhe po e zëmë se jemi borxhlinj me një fabulë ndaj zotit Feraj 🙂

Më poshtë shkrimi i z.Feraj ku hahet me Periskopin:

Periskopi paska krijuar varësi nga une!
■ Dje qenka shqetësuar pse kam hesht dhe nuk po shkruaj!
Kur shkruaj, e quan linçim!
Periskopi dashka që unë të shkruaj, por vetëm siç mendon Periskopi.
Ky është monizëm klasik stalinist!
■ Një fabulë:
Fshatari u ankua për beun:
– Druaj se beut i ka mbetur hatri ndaj meje. Nuk po më begenis fare. Ka ditë që s’më ka rrahur!
A është bërë Periskopi si fshatari i fabulës?

Shpërndaje në: