Feraj i VV-së turpëron Kosovën: Federata Evropiane e quan “sjellje të turpshme” gjuhën e tij

Feraj i VV-së turpëron Kosovën: Federata Evropiane e quan “sjellje të turpshme” gjuhën e tij

Zyrtari i lartë i Vetëvendosjes, partisë në pushtet, Hysamedin Feraj ka marrë sot një goditje të rëndë nga Federata Evropiane e Gazetarëve pas gjuhës së urrejtjes të shpërndarë ndaj një varg gazetarëve të njohur kosovarë. 

Feraj në një reagim në Facebook kishte aluduar se trembëdhjetë gazetarë dhe analistë, ku përfshihej ish shefi i tij partiak Visar Ymeri, punonin falas për Serbinë.

Për një gjë të tillë kishte raportuar fillimisht Periskopi, e më pas lajmi kishte qarkulluar edhe në media të tjera.

Federata Evropiane e ka cilësuar si “totalisht të papërgjegjshme” dhe “të turpshme” gjuhën e urrejtjes të promovuar nga Feraj, përcjell Periskopi.

“Është totalisht e papërgjegjshme të promovosh publikisht urrejtje dhe të drejtosh gishtin te gazetarët në këtë formë. Ne e dënojmë këtë sjellje të turpshme dhe mbështesim Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës dhe punën e tyre të rëndësishme për gazetarët në Kosovë,” – thuhet në reagim.

Kujtojmë që z. Feraj kishte sulmuar në mënyrë të veçantë me anë të një shkrimi Periskopin, duke i dedikuar një shkrim ku pretendonte se redaksia jonë nuk shkruante shqip.

Një gjë e tillë pa dyshim përbën turpërim edhe të shtetit tonë demokratik. /Periskopi 

Shpërndaje në: