Feraj shpërthen me gjuhë të urrejtjes ndaj LDK dhe PDK: “Paret apo jeta?” (+18)

Feraj shpërthen me gjuhë të urrejtjes ndaj LDK dhe PDK: “Paret apo jeta?” (+18)

Lidhjes Demokratike të Kosovës [LDK] që tashmë udhëhiqet nga Lumir Abdixhiku i ka ardhë një sulm tjetër nga zyrtarët e Vetëvendosjes pas rezultatit zhgënjyes në zgjedhjet e 17 tetorit.

Kësaj here, sulmi vjen nga hiç më pak se Hysamedin Feraj, ai që njihet si një ndër ideologët e partisë që udhëhiqet nga Albin Kurti.

Me një gjuhë mjaft të rëndë, Feraj shkruan se “PDK ua merr jetën” anëtarëve të LDK-së, por këta të fundit bëjnë koalicione me këtë parti për shkak të “parave”, përcjell Periskopi.

Gjuha e urrejtjes vazhdon më tej me përmbylljen e reagimit të Ferajt kur shkruan “Të shohim nëse LDK-së paret i dhimbsen më shumë se jeta!”

Feraj që besohet të jetë nga Republika e Shqipërisë, vazhdimisht ka pasur fjalë të rënda për sferën publike.

Statusi i plotë:

Mbase LDK e ka më leht me ba koalicione me PDK-në, sepse, siç thonë, PDK vërtetë ua merr jetën por ama ua lë paret. Ndërsa nga LVV kanë frikë se ua ruan jetën por mund t’ua merr paret.

Të shohim nëse LDK-së paret i dhimbsen më shumë se jeta!

Shpërndaje në: