Feraj shton indikatorë të rinj për matjen e lirisë së mediave: Shpresojmë t’i bie në sy dikujt nga Freedom House

Feraj shton indikatorë të rinj për matjen e lirisë së mediave: Shpresojmë t’i bie në sy dikujt nga Freedom House

Ideologu i Vetëvendosjes, zoti Hysamedin Feraj, teksa shkruan për lirinë e medias, thotë se do të ndryshonte nëse do ta matej ‘shkalla e ndryshjes së lirisë mediale nga qeveritë jashtë një vendi’.

Ai merr shembuj – mes tjerash – edhe të ndërhyrjes së qeverisë serbe në mediat shqipe sidomos në Kosovë.

“E zëmë, sa është e lirë media ruse në Ukrainë nga qeveria ruse, një pjesë e medias në Shqipëri nga qeveria serbe ose greke, apo një pjesë e medias në Kosovë nga qeveria e Serbisë?”, hamendëson zoti Feraj.

Tutje zoti Feraj rekomandon që në raportet ku flitet për lirinë e mediave, të shtohen edhe ‘këta indikatorë’.

Shkrimi i plotë në fjalë:

Shkalla e lirisë së medias në një vend do të ndryshonte po të matej shkalla e ndrydhjes së lirisë së saj nga qeveritë jashtë atij vendi.

E zëmë, sa është e lirë media ruse në Ukrainë nga qeveria ruse, një pjesë e medias në Shqipëri nga qeveria serbe ose greke, apo një pjesë e medias në Kosovë nga qeveria e Serbisë?

Nëse nuk është e lirë, a do t’i llogaritej kjo ndrydhje qeverisë ruse, gjegjësisht asaj greke dhe serbe?

Ndoshta duhen shtuar indikatorë të rinj.

Shpërndaje në: