Ferajt të VV-së i vjen thirrja për Ushtri kundër Serbisë: “Po lufta nuk ka nis ende”

Ferajt të VV-së i vjen thirrja për Ushtri kundër Serbisë: “Po lufta nuk ka nis ende”

Hysamedin Feraj është ftuar nga gazetar Parim Olluri që të vijë në Kosovë për luftën kundër Serbisë. Tashmë, ai ka dhënë një përgjigje për Ollurin.

Feraj nga Vetëvendosje e ka quajtur “serbofil” Parim Ollurin e Insajderit.

Ai pretendon se gazetari në fjalë po mërzitet që Serbia ende nuk ka nisur sulmet ndaj Republikës së Kosovës, përcjell Periskopi.

“Ngushëllime Parim për dështimin e Serbisë!” – shprehet Feraj.

Statusi i plotë:

Parim Olluri më paska thirrë dje të shkoj në luftë kundër Serbisë!

Po lufta nuk ka nis ende, dhe Olluri po mërzitet. Po mërzitet përditë e më fort pse Serbia po vonohet! A nuk dha ultimatum 24 orë! Pse nuk e mban fjalën? Pse nuk “na pushton për dy orë” e ta heq nga qeveria Albin Kurtin?

Ngushëllime Parim për dështimin e Serbisë!

Serbofilët kanë emër!

Shpërndaje në: