Ferat Shala përplaset me Kurtin: E kam me ty se ministrat i ke bërë vegla tua – s’guxojnë me thanë as po as jo

Ferat Shala përplaset me Kurtin: E kam me ty se ministrat i ke bërë vegla tua – s’guxojnë me thanë as po as jo

Kryeministri Albin Kurti në fjalimin e tij në Kuvend ku po diskutohet për grevën në Arsim, kritikoi deputetin e PDK-së, Ferat Shala duke thënë se “fjalimet e tij nuk i ka për zgjidhje të Arsimit por e ka me kryeministrin”.

Ndaj kësaj deklarate, reagoi deputet Shala ku tha se kryeministri Kurti në fjalimin e tij foli një të vërtetë të madhe dhe një të pavërtetë.

“E vërteta e madhe është se unë e kam me ju. Problemin e zgjidhjes së punëtorëve të Arsimit, sindikatave dhe gjitha probleme shtetërore i zgjidhim me ju. Është e vërtetë se me ju e kam, sepse ju mund ta zgjidhni problemin arsimit. Sepse këta ministrat që i ke këtu , edhe një sallë të sportit me i pasë, bash një aspekt s’munden me ta zgjidh. Sepse u vërtetu, i ke pamundësu, i ke bërë vegla të padëgjueshme, që s’guxojnë me thanë as po as jo pa të pyet”, u shpreh Shala. /Periskopi/

Shpërndaje në: