Ferguson flet për kohën kur abuzohej nga tifozët e Man.United

Ferguson flet për kohën kur abuzohej nga tifozët e Man.United

Artikull i përkthyer dhe shkurtuar nga Periskopi, marrë nga The Guardian.

“Po qëndroni në shtrat dhe jeni të vetmuar,” thotë Sir Alex Ferguson derisa kujton kohën kur ishte në spital saktësisht tri vjet më parë, pasi pësoi hemorragji në tru dhe iu afrua vdekjes. “Mund të ndihesh i vetmuar e i frikësuar,” vazhdon menaxheri më i madh në historinë e futbollit britanik derisa rijeton me kujtesë atë moment të tmerrshëm.

Unë e Fergusoni sapo e nisëm intervistën që formësohet nga shumë kujtime shtresore e rrokullisëse. Kujtimet e kantiereve të anijeve në Glasgow dhe jetën si fëmijë në Govan. Ai rijeton dhimbjen dhe sektarianizmin që përjetoi në Rangers, pasionin dhe transformimin që gjeneroi në Aberdeen dhe abuzimin e hershëm nga fansat në Manchester United. Kujtimet për babain e tij, me të cilin u prish deri kur futbolli i ribashkoi.

Neve na bashkohet Jasoni, djali i tij, që ka punuar një dokumentar mjaft prekës për jetën e Fergusonit. Jasoni do të përshkruante momentet më tronditëse të 5 majit 2018, e shtune, kur babai i tij po humbte kujtesën dhe zërin e tij.

“Kjo ishte brengë e madhe për mua,” thotë Fergie. “Ndodhi pas operacionit kur humba zërin. Kjo ishte pjesa më e frikshme. E dija se isha gjallë, por vetëm, dhe nisa të mendoja: “A po ma tregojnë të vërtetën/” Operacioni shkoi me sukses por ju jeni në atë vetmi. Mund të jetë frikësuese. Kur e humba zërin, mendova: “Kurrë s’ma thanë [se kjo do të ndodhte].”

Fergusoni nuk mund të fliste për 10 ditë. Një heshtje e përhershme do ta përhumbte, por humbja e kujtesës do të mund të ishte edhe më shkatërruese. Dokumentari hapet me 79 vjeçarin që tingëllon i pasigurt kur djali i tij e nis kuizin: “Kuizin?” Fergusoni thotë. “Testojeni… testojeni memorjen time?”

Pasi konfirmoi se e dinte emrin e rrugës ku kishte lindur dhe datën e martesës, Fergusoni duket i sigurt kur pyetet se kush e shënoi golin e parë për Manchester Unitedin kur ai u bë menaxher.

“John Sivebaek,” thotë ai derisa kujtonte golin e fitores së danezit që u shënua kundër QPR më 22 nëntor të 1986-s. Ai lëkundet kur pyetet për ditëlindjen e të bijve të tij dhe buzëqesh kur pyetet të thotë emrin e agjentit të udhëtimit që Aberdeen përdori sa ai ishte trajner i tyre në sukseset e pandalshme mes 1978 dhe 1986. “Harry Hines,” tha ai duke buzëqeshur. “Harry ‘Katastrofë’ Hinesi.”

“Çka të kujtohet prej 5 majit 2018?” e pyet djali i tij.

Ka një pauzë të gjatë. “Asgjë,” thotë Ferguson.

Intervista me Fergusonin është ekstremisht e rrallë dhe na vjen me disa kushte. Ai nuk do t’i përgjigjet pyetjeve për Manchester Unitedin dhe gjendjen e këtij klubi sot, për familjen Glazer apo për Ed Woodwardin, apo çkado që ka të bëj me SuperLigën Evropiane.

Ai me Jasonin nisën të punonin në një varg intervistash më 2016 dhe i kaluan 18 muaj duke rikrijuar jetën e Fergusonit. Jasoni e dinte që materiali ishte shumë i fuqishëm dhe u takua me Andrew McDonaldin, që kishte prodhuar disa filma të suksesshëm, dhe me John Battsekun.

Në këtë film që për regjisor ka të birin e Fergusonit, dëgjojmë derisa ai thërret policinë. “A po merr frymë pacienti?” pyetet Jasoni. Ai i thotë po por vazhdon: “Nuk është mirë.”

Ka hezitim kur pyetet për emrin e të atit. Më pas, me një zë që i dridhet i thotë: “Alexander Ferguson.”

A e bëri atë pauzë dhe a e përdori emrin e plotë të babait që ta mbronte privatësinë e tyre? Përgjigja është po.

Atij iu tha se babai i tij i kishte vetëm 20 për qind shanse për të shpëtuar. Por Fergusoni, gjithnjë kishte qenë luftëtar i madh. Ai doli gjallë nga operacioni duke thënë: “Shpresoj që gjithçka është mirë me kujtesën time. Shpresoj që gjithçka është mirë me kujtesën time.”

Fergusoni e tund kryet dhe buzëqesh. “Terapistja e të forlurit vinte çdo ditë dhe ishte fenomenale. Ajo më detyronte të shkruaja emrat e familjarëve dhe të lojtarëve të mi. Më pas më shtynte t’i shkruaja emrat e kafshëve, peshqve dhe zogjve për të parë se a më kujtoheshin. Gradualishte dhe zëri m’u kthye. Por gjëja më e rëndësishme ishte se memorja nuk m’u prek.”

Jasoni kujton: “Ai i shkruante letra nënës, mua, vëllezërve dhe gjithë nipave të tij. Ato ishin, bazikisht, letra lamtumire.”

Fergusoni u mëkëmb, ngadalë.

Qyteti i Glasgowt mbetet themeli i jetës së Fergusonit, dhe i dokumentarit. Ai nuk kishte folur me babin e tij prej 1961-s e deri më 1963-n. Fergusoni luante për St.Johnstone në atë kohë, për të cilën thotë: “Babai i m e kishte një plan për mua kur isha futbollist, e për të cilin unë nuk pajtohesha. Kjo krijoi atë humnerë mes nesh.”

Fergusoni devijoi paksa dhe kjo bëri që të mos zgjidhej për ekipin e parë, e të dilte të premteve mbrëma. Kur babai i tij e sfidoi që të ishte më i disiplinuar, ai protestoi. Në atë kohë ai luante për rezervistët dhe kjo e mërziste të atin. “Shko rrugës tënde,” i kishte thënë. Kjo kishte bërë që Fergusoni të pinte aq sa të kalonte një natë në burg.

Por, ishte një hetrik që e kishte shënuar kundër Rangers që e pajtoi sërish me babin.

Kur ai nënshkroi për Rangers më pas, u bë lojtari më i shtrenjtë në Skoci. Por, dy vitet e tij te Rangers, nga 1967 e deri më 1968, ishin të hidhëta për shkak të sektarianizmit që e lënduan por edhe e motivuan Fergusonin e ri. Ja çka thotë i biri i tij: “E dija sa krenar ishte babai im që unë po luaja për Rangersin, dhe trishtimin që e ndjeu se si përfundoi pas asaj humbjeje në finale kur e bënë kurban. Kjo u bë forca motivuese.”

Fergusoni ishte pyetur nga një drejtor i Rangers nëse ai ishte martuar me Cathyn, gruan e tij, në një kishë katolike. Kur ai dëgjoi se Fergusoni ishte martuar në një zyrë të komunës ishte zemëruar keq.

“Lojtarët ishin të mirë [me mua] sepse nuk kishin interes për asi lloj gjërash [si feja]. Kështu që ishte e tmerrshme kur Rangers më largoi. Për katër muaj nuk luajta kurrë. Po ushtroja vetë dhe më pas u transferova në Falkrik.” – kujton Fergie.

Por, si ndihet Ferguson pas gjysmë shekulli pasi Rangers fitoi titullin e parë pas 10 vitesh këtë sezon?” “E vetmja herë kur unë vërtet e mbështes Rangersin është kur ata luajnë kundër Celticut. Ndeshja e madhe. Jasoni është tifoz i Celticut. Më pëlqen ta thërras në telefon kur Rangersi i mund. Qesharake është se i vetmi ekip që e shoh vazhdimisht të shtunën në mbrëmje është Queen’s Parku, ekipi im i parë. Kisha eksperiencë të mirë si 16 vjeçar kur luaja për të. Njerëzit mendojnë se është ekip amatorësh por duhet të jesh shumë i fortë për të luajtur për ta.”

Pasi u bë kampion i Aberdeenit në Skoci ai fitoi edhe Kupën e Fituesve të Kupave të Evropës më 1983 dhe e mundi edhe Bayern Munichun por edhe Real Madridin. E megjithatë s’kishin as fushë stërvitore. Ata duhej të ushtronin në një park lokal, ku iu duhej të hiqnin edhe mbetjet e qenve.

Fergusoni u bë trajner i Manchester United në nëntorin e 1986-s dhe dokumentari është i fuqishëm në kapjen e abuzimit nga fansat që ai dhe familja e tij e vuajtën gjatë tri viteve në këtë klub.

Jasoni e pranon që “gjithçka ishte më e madhe [se në Aberdeen]. Klubi, stadiumi, mediat. Kjo ishte e para herë që unë përjetova humbjet e ekipit të babait tim dhe reagimi i fansave ishte i zorshëm për t’u përballuar.” Ai dhe binjaku i tij, Darreni, iu bashkuan vëllait më të madh, Markut, në kuzhinë bashkë me babain. Marku i thoshte Fergusonit: “Nuk po ecë. Nuk do të kesh sukses këtu. Po na vret kjo.”

Fergusoni siguroi të bijtë, e të gjithë donin që familja të rikthehej në Aberdeen, se do ta kthente situatën përmbys. Marku mendonte se babai i tij ishte “i çmendur”. Por çka mendonte Jasoni që isthe 16 vjeçar në atë kohë? “Nuk kishte kuptim që ai ishte aq me vetëbesim se në fund do të dilnim mirë nga situata.”

Ishte e vështirë për Fergusonin sepse edhe gruaja e tij ishte e pakënaqur në Manchester. “E dija atë gjë,” thotë ai. “por po ecnim përpara në akademinë e të rinjve. Matt Busby kishte rindëruar klubin [në vitet ’50 dhe ‘60] me lojtarë të rinj fantastikë. Edhe unë doja ta bëja të njëjtën gjë. Njerëzit kur mendojnë për lojtarët e mëdhenj të United mendojnë për Ronaldon apo Keane-in. Por shpirti i klubit në kohën time ishte përmes lojtarëve të rinj si Beckham, Giggs, Scholes dhe vëllezërit Neville.”

Por, a dyshonte Ferguson në vetvete në ato vite? “Kur humbni një numër ndeshjesh dhe fansat mbajnë pankarta si “Tre vite arsyetime dhe ende mbetemi mut. Ta-Ra Fergie” ju mendoni se kah po shkoni. Isha i bindur që seancat stërvitore ishin të mira. Isha i bindur që ndërveprimi me lojtarët ishte i duhuri. Kryetari më thoshte se gjithçka ishte në rregull. Bobby Charlton vinte në stërvitje e më thoshte se gjithçka do të ishte mirë.” Por disa nga gazetarët ishin të tmerrshëm.

Por, si iu duk Fergiet filmi i bërë nga i biri për të: “E pashë filmin veç kur përfundoi. Kurrë nuk u përfshiva në të. Por kur e pashë për herë të parë qava. Ishte shumë emocional dhe mendoj se Jason bëri punë fantastike. Më preku.”

Shpërndaje në: