Ferguson s’e do as Cityn e as Liverpoolin, por tregon se kush do të bëhet kampion i Premier Ligës

Ferguson s’e do as Cityn e as Liverpoolin, por tregon se kush do të bëhet kampion i Premier Ligës

Premier League po shkon drejt javëve të fundit, ku do të përcaktohet edhe skuadra fituese e këtij sezon.

Liverpool kryeson aktualisht me 85 pikë dhe ka edhe 4 ndeshje për të zhvilluar, 2 më shumë se Manchester City që ka 5 ndeshje për të mbyllur kampionatin.

Ndërkohë Sir Alex Ferguson ka zbuluar se titulli këtë sezon do të shkojë tek Liverpool. Nuk e ka thënë publikisht diçka të tillë ish-trajneri i Manchester United, por kështu ka zbuluar lojtari i Burnley, Phil Bardsley, të cilit Ferguson ia ka thënë në një takim mes tyre.

Në një intervistë për “BBC Radio”, ish-lojtari i Irlandës, Jonathan Walters tha se gjatë një bisede me Bardsley, ai i ka thënë se Ferguson mendon se Liverpool do e fitojë titullin.

“Kam biseduar me Phil Bardsley, dhe unë do të them një emër, ai u takuame Sir Alex Ferguson. Bradsley u takua me të dhe Ferguson i ka thënë se mendon se Liverpooli do ta fitojë titullin. Mendon kështu sepse ai beson se United do të marrë pikë nga derbi me Man. City”, tha Walters.

Liverpool ka katër ndeshje të thjeshta në letër, ndërsa City duhet të përballet me United dhe Tottenham që luftojnë për një vend në zonën Champions.

Shpërndaje në: