Ferid Agani e Valon Murati, “viktimat” e para të Kadri Veselit?

Ferid Agani e Valon Murati, “viktimat” e para të Kadri Veselit?

Kryetari i ri PDK-së, Kadri Veseli shumë shpejt mund t’i largoj nga qeveria Ferid Aganin e Valon Muratin. Gazeta Blic ka marrë vesh që Veseli e ka njoftuar Isa Mustafën, gjatë takimit që këta dy kanë zhvilluar për riformatizimin e Qeverisë se do t’ia kthej me gjasë PDK-së dy ministritë që sot i mbajnë partnerët e koalicionit parazgjedhor, Partia e Drejtësisë dhe Lëvizja për Bashkim.

“Ferid Agani, që udhëheq me ministrinë e Ambientit dhe Valon Murati që udhëheq me Ministrinë e Diasporës, mund të largohen nga kabineti qeveritar”, ka treguar një burim i Gazetës Blic i afërt me takimin e djeshëm Veseli- Mustafa.

Shpërndaje në: