Ferizaj: Aksident mes veturës dhe traktorit, ka të lënduar

Periskopi.com Lajme

Ngasësi i një traktorit ka pësuar lëndime pas një aksidenti që ka ndodhur në magjistralen Ferizaj – Kaçanik.

Ai është dërguar për trajtim në Qendren Klinike Unversitare të Kosovës.

Në aksident ishin të përfshirë një traktor dhe një automjet.

Kështu tha Kanun Veseli, zëdhënës i policisë për rajonin e Ferizajt.

“Sonte, rreth orës 21:00 në rrugën magjistrale Ferizaj-Kaçanik afër rest. “Milenium ka ndodhur një aksident komunikacioni, ku janë përfshirë një automjet i udhëtarëve me targa vendore dhe një traktor . Për pasojë e këtij aksidenti, veç dëmeve të shkatuara materiale, lëndime trupore ka pësuar traktoristi, të cilit ndihma e parë mjekësore i është dhënë në vendin e ngjarjes , e më pas me autoambulancë dërgohet në QKUK-Prishtinë. Është njoftuar edhe prokurori kujdestar, ndërsa Njësia e Komunikacionit po e heton rastin”.