Ferizaj: Burri i dehur rrah gruan dhe vajzën

Ferizaj: Burri i dehur rrah gruan dhe vajzën

Policia e Kosovës e ka arrestuar një person me incialet A.S, 42 vjeçar, i cili dyshohet se e ka rrahur gruan dhe vajzën e tij.

I dyshuari nuk ka mundur të intervistohet nga policia pasi që kishte rezultuar i dehur.

Sipas njoftimit të policisë ai kishte konsumuar alkool 1.51 promila.

Me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë , për procedura të mëtejme hetimore.

Rast ka ndodhur në rrugën “Gursel e Bajram Sylejmani” rreth orës 20:45.

“Stacioni policor në Ferizaj nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, mbrëmë rreth orës 20:45 ka pranuar një informacion se në rr. ‘Bajram dhe Gursel Sylejmani’ në Ferizaj është një rast i dhunës në familje. Në lidhje me këtë, policia ka marr veprimet e duhura dhe menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka arritur të arrestojë personin e dyshuar me inicialet A.S (M/K) i moshës 42 vjeçar, i cili kishte ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj bashkëshortes dhe vajzës së të tij. I dyshuari nuk ka mundur të intervistohet nga policia, për shkak se ishte në gjendje të dehur, ku ka rezultuar me 1.51 promila”, thuhet në komunikatën për medie.

Shpërndaje në: