Ferizaj fiton grantin prej 400 mijë euro, Aliu: Komuna jonë prijëse edhe në projekte të energjisë së ripërtrishme

Ferizaj fiton grantin prej 400 mijë euro, Aliu: Komuna jonë prijëse edhe në projekte të energjisë së ripërtrishme

Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu ka pritur sot në takim kryetarin e Komunës së Çairit, Visar Ganiun, për nisje të një projetki të energjisë së ripërtritshme.

Komuna e Ferizajt ka fituar grantin nga BE prej 400 mijë euro  në kuadër të Fondeve IPA, Programi për Bashkëpunim Ndërkufitar, përcjell Periskopi.

Lajmin e bëri të ditur vetë kryetari Aliu në një postim në Facebook.

“Sot, mirëprita kryetarin e Komunës së Çairit, Visar Ganiun me bashkëpunëtorë, në nisje të projektit ku komunat tona janë partnere, me grantin rreth 400,000 eurove të përfituar nga BE në kuadër të Fondeve IPA, Programi për Bashkëpunim Ndërkufitar, me ç’rast Ferizaj përfiton sisteme të paneleve diellore, të cilat do të vendosen në Gjimnazin “Kuvendi i Arbërit”, ShFMU “Jeronim de Rada”, ShFMU “Gjon Serreçi” dhe në Kopshtin “Ardhmëria jonë”, investim ky që prodhon mesatarisht në vit rreth 123.000 kWh, që padyshim mbulon nevojat e këtyre institucioneve si dhe redukton mesatarisht koston e faturës së shpenzimit të energjisë elektrike për afro 135,168 euro në vit”, ka shkruar Aliu.

Postimi i plotë:

Shpërndaje në: