Ferizaj: Për një javë Policia shqiptoi 1 mijë e 600 gjoba

Ferizaj: Për një javë Policia shqiptoi 1 mijë e 600 gjoba

Policia Rajonale e Ferizajt ka njoftuar se prej 1 gushtit deri më 7 gusht janë shqiptuar gjithsej 1600 gjoba.

Më së shumti gjoba janë shqiptuar për mosrespektim i shpejtësisë së kufizuar, gjithsej 550 sosh.

Gjithashtu, Policia ka thënë se gjatë kësaj periudhe kohore kanë ndodhur 62 aksidente, fatmirësisht, asnjë nuk ka qenë me vdekje.

Prej këtyre aksidenteve, 23 kanë qenë me lëndime, ndërsa 39 me dëme materiale.

Policia ka bërë apel tek shoferët që të bëjnë kujdes në komunikacionin rrugor.

Njoftimi i plotë:

Aktivitetet e policisë rajonale gjatë javës në parandalim të aksidenteve

Policia Rajonale e Ferizajt ka ndërrmarrë një sërë aktivitetesh në identifikimin e kundërvajtësve të ndryshëm në komunikacion, me qëllim parandalimin e aksidenteve. Në kuadër të këtyre aktiviteteve policia rajonale e Ferizajt, gjatë javës që shkoi nga 01-07/Gusht/2022 ka shqiptuar këto kundërvajtje:

– Mos respektimi i shpejtësisë së kufizuar, 550 gjoba

– Tejkalim në vije të plotë apo vend të ndaluar,37 gjoba

– Kyçja e pa rregullt në rrugën kryesore, 4 gjoba

– Drejtimi nën ndikimin e alkoolit, 3 gjoba

– Mos respektim i urdhërit të policit, 2 gjoba

– Drejtimi i automjetit pa patentë shofer, 30 gjoba

– Kalimi i afatatit të regjistrimit të automjeteve , 36 gjoba

– Gjendja jo e rregullt teknike e automjetit, 5 gjoba

– Xhamat e errët, vendosja e foljes ose materialit tjetër, 30 gjoba

– Mos përdorimi i rripit të sigurisë , 204 gjoba

– Përdorimi i telefonit gjatë ngasjes , 88 gjoba

– Drejtimi i motoçikletës -pa regjistrim , 2 gjoba

– Motoçikleta të konfikuara , 1

– Kundërvajtje tjera, bazuar në ligjet në fushën e trafikut rrugor, 608 gjoba

Heqje e patentë shoferit , 23 shoferëve

Gjithsej , 1600 gjoba

Ndërsa, janë raportuar 62 aksidente:

– Aksidente fatale , 0

– Aksidente me lëndime, 23

– Aksidente me dëme materiale, 39

Policia Rajonale e Ferizajt, do të vazhdojë me aktivitete të shtuara, me synim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor dhe apelon tek shoferët që të bëjnë kujdes në komunikacionin rrugor.

Ndërsa, ftojmë qytetarët që të bashkëpunojnë më policinë.

Për të gjitha kundërvajtjet që shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406.

Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë.

Shpërndaje në: