Fermerët vendor përfitojnë nga kultivimi i bimëve aromatike

Fermerët vendor përfitojnë nga kultivimi i bimëve aromatike

Kultivimi i drithërave dhe bimëve mjekësore aromatike, janë disa nga veprimtaritë bujqësore, me të cilat merret Driart Mehmetaj. Familja e tij nga fshati Gurrakoc i Istogut, tash e disa vite merren me bujqësi e me blegtori. Edhe pse në moshë të re, ai flet me shumë pasion për punën që bën. “Jam agronom i diplomuar, […]

Edhe pse në moshë të re, ai flet me shumë pasion për punën që bën.

“Jam agronom i diplomuar, ndërsa merrem me kultivimin e kulturave të ndryshme e tashmë edhe me bimë mjekësore dhe aromatike dhe nga viti në vit sipas nevojave ndryshon edhe sipërfaqja e mbjellë me këto bimë, kryesisht mbjellim 70 hektarë drithëra”, ka treguar Mehmetaj, duke shtuar se në veprimtarinë e tyre bujqësore janë 15 punëtorë.

Driarti shprehet tejet i kënaqur edhe me rendimentet e kulturave të mbjella. Përveç kësaj, ai thotë se merren edhe me kultivimin e preshit.

“Me kulturën e preshit kemi të mbjellë afërsisht 3 hektarë. Kemi afër katër vite që merremi me këtë kulturë. Është kulturë mjaft fitimprurëse dhe jep diku 30 tonë për hektarë më një çmime të mirë”, thotë ai.

Një sasi e madhe e kësaj kulture bujqësore eksportohet. “Preshi kryesisht shkon për eksport në tregje të huaja”, thotë ndër tjerash fermeri Mehmetaj. Krahas këtyre kulturave edhe pemëtaria është një ndër veprimtaritë bujqësore që e bën kjo familje.

Në hapësirat e tokës që shfrytëzon kjo familje, kanë të mbjellë edhe rreth 7 hektarë me mollë.

Për ngritjen e kësaj pemishte, ata janë mbështetur përmes granteve investive të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.

Krahas sektorit të hortikulturës, Driarti tregon se merren edhe me blegtori. Përmes mbështetjes së MBPZhR-së, në fermën e tyre kanë 40 krerë lopë qumështore.

“Ne jemi si biznes familjar dhe kemi  diku afër 40 lopë qumështore dhe për ndërtimin e stallës së lopëve kemi marrë  ndihmën nga Ministria e Bujqësisë”, thotë Driart Mehmetaj.

Ambiciet e këtij fermeri nuk mbarojnë me kaq. Ai tregon se planifikojnë që të zgjerojnë biznesin e tyre, duke rritur kështu edhe numrin e punëtorëve e bashkë me këtë edhe sipërfaqet e mbjella me kultura bujqësore. Ai ka një mesazh për të gjithë të rinjtë. “Ne në aspektin e zgjerimit të biznesit  mendojmë të rrisim numrin e punëtorëve dhe mendojmë të rrisim sipërfaqet e mbjella me kultura bujqësore. “Iu bëj thirrje të rinjve që të merren me bujqësi, pasi që këto veprimtari bujqësore janë mjaft fitimprurëse.

Ndryshe, MBPZhR-ja vetëm gjatë vitit të kaluar ka mbështetur përmes pagesave direkte 6623 fermerë me 2.6 milionë euro për zhvillimin e sektorit të perimtarisë dhe për pemishtet ekzistuese ka ndarë 1.8 milionë euro për 4896 përfitues. Ndërkaq, 244 kultivues të bimëve mjekësore dhe aromatike janë përkrahur përmes pagesave direkte në vlerë prej 277 mijë euro. Krahas kësaj, MBPZhR-ja ka mbështetur edhe sektorin e blegtorisë, ku përmes pagesave direkte në vlerë prej 4 milionë euro ka përkrahur 7595 fermerë aplikues për lopë qumështore. Ndërsa, ky sektor gjatë vitit 2018 është përkrahur edhe me pagesa direkte për qumësht sipas kategorive të cilësisë në vlerë prej 1.8 milionë euro.

Të ngjashme
Rast i rëndë në Çeki: Nëna dyshohet se mbyti foshnjën, më pas ua hodhi qenve

Rast i rëndë në Çeki: Nëna dyshohet se mbyti foshnjën, më pas ua hodhi qenve

KQZ fillon vlerësimin e zarfeve me vota të diasporës

KQZ fillon vlerësimin e zarfeve me vota të diasporës

Gjendet i vdekur një person në Gjakovë, policia jep detaje

Gjendet i vdekur një person në Gjakovë, policia jep detaje

80 milionë euro të sekuestruara, Europoli publikon detajet nga aksioni i zhvilluar edhe në Kosovë

80 milionë euro të sekuestruara, Europoli publikon detajet nga aksioni i zhvilluar edhe në Kosovë

Mbyllet numërimi i votave të kandidatëve në 9 komuna, KQZ: Ka nisur vlerësimi i pakove me fletëvotime nga diaspora

Mbyllet numërimi i votave të kandidatëve në 9 komuna, KQZ: Ka nisur vlerësimi i pakove me fletëvotime nga diaspora

Fenerbahche po negocion me Mallorca për të ulur çmimin e Muriqit

Fenerbahche po negocion me Mallorca për të ulur çmimin e Muriqit

As 200 vota deri tani, kush janë pesë kandidatët e AAK'së

As 200 vota deri tani, kush janë pesë kandidatët e AAK'së

Këta janë pesë kandidatët më pak të votuar të PDK'së

Këta janë pesë kandidatët më pak të votuar të PDK'së

Këta janë pesë kandidatët e LDK-së me më së paku vota deri tani

Këta janë pesë kandidatët e LDK-së me më së paku vota deri tani

Kurti s’i do gypat e gazit amerikan deri në Kosovë: Të marrim rrymë nga terminali i LNG në Vlorë, jemi për gazifikim të linjitit

Kurti s’i do gypat e gazit amerikan deri në Kosovë: Të marrim rrymë nga terminali i LNG në Vlorë, jemi për gazifikim të linjitit

Hargreaves pas vizitës në QKN: Pas certifikimit, është koha që partitë të bëjnë pjesën e tyre

Hargreaves pas vizitës në QKN: Pas certifikimit, është koha që partitë të bëjnë pjesën e tyre

Kushtetuesja i jep të drejtë Qeverisë për tokën për ndërtimin e qendrës sociale në Graçanicë

Kushtetuesja i jep të drejtë Qeverisë për tokën për ndërtimin e qendrës sociale në Graçanicë

I dënuari me 5 vjet burg në Shqipëri transferohet në Kosovë

I dënuari me 5 vjet burg në Shqipëri transferohet në Kosovë