Fermeri italian e ‘gdhend’ figurën e Kupës Botërore në fushën e tij në shenjë falëndërimi për rusët

Traktoristi iltalian Dario Gambarin ka ‘krijuar’ një imazh gjigand të Kupës Botërore së bashku me emrin e kampionëve të sapo-kurorëzuar, Franca, në një fushë pranë qytetit Verona në Italinë veriore.
Gambarin ka përdorur traktorin e tij si një mënyrë për të pluguar fushën në krijimin e një imazhi masiv në të cilën mund të shihet nga qielli.
‘Artisti i tokës’ gjithashtu emrin “Russia” e ka shënuar sipas alfabetit rus cirilik për t’i dhënë merita të mëdha në menaxhimin e turneut më të madh botëror.
Ai është i famshëm për krijimin e artit në terrene dedikuar ngjarjeve globale, raportoi “RT”, transmeton Periskopi.
Vitin e kaluar, ai ka bërë edhe një portret të madh të liderit rus Vladimir Putin i cili ishte pjesë e samitit të G20 në Gjermani, ku ai mori pjesë së bashku me liderët e tjerë botëror.
Fermeri italian gjithashtu ka ‘gdhendur’ figura të tjera në fushën e tij, përfshirë ish presidentin e Shteteve të Bashkuara Barack Obama, Papën Francis, ish presidentin e Afrikës Jugore Nelson Mandela, dhe presidentin e tanishëm amerikan Donald Trump./Periskopi/