Feronikeli 90 minuta larg titullit, Prishtina lufton deri në fund

Feronikeli 90 minuta larg titullit, Prishtina lufton deri në fund

Titulli në Superligën e Kosovës në futboll do të vendoset në ditën e fundit të edicionit.

Kjo pai dy liderët, Feronikeli dhe Prishtina kanë regjistruar fitore në javën e 32-të të fushatës.

Lideri, “Nikli” u tregua i fortë për Llapin, të cilin e mposhti si mysafir me rezultat 3-1, shkruan Periskopi.

Golat nga Arbër Prekazi (18′), Mendurim Hoti (55′) dhe Kastriot Rexha (62′), ia siguruan pikët e plota skuadrës nga Drenasi, derisa golin e vetëm për llapianët e shënoi Festim Alidema në minutën e 21-të.

Kur ka mbetur vetëm edhe një xhiro për t’u luajtur deri në fund, Feronikeli prinë me 77 pikë, dy më shumë se Prishtina në vendin e dytë.

Sa i përket Prishtinës, kryeqytetasit regjistruan një fitore komode 3-0 si nikoqirë të Trepçës 89 në “Fadil Vokrri”.

Golat nga Mankenda (48′), Abdul Basit (67′) dhe Morina (90+3) mjaftuan që të regjistrohej fitorja e lehtë. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: