Feronikeli fiton në udhëtim kundër Llapit

Feronikeli fiton në udhëtim kundër Llapit

Ka përfunduar edhe ndeshja e radhës në Superligën e Kosovës.

Llapi nuk ka arritur të shfrytëzoj avantazhin e ndeshjes si vendas dhe është mposhtur 0:2 nga Feronikeli, shkruan Periskopi.

Ndeshja mes dy skuadrave ndërpritej në minutën e 22’ të takimit, pasi tifozët në tribuna ishin në numër më të madh sesa lejohej.

Goli i parë i takimit erdhi në minutën e 45+2’, kur Dren Gashi kaloi në epërsi skuadrën mysafire. Ky gol i dha avantazh psikologjik Feronikelit që në pjesë të dytë u fut me epërsi minimale.

Drenicasit gjetën golin edhe një herë në minutën e 64’, kësaj radhe me Diar Prokshin, i cili vulosi fitoren e ‘Industrialistëve’.

Vlen të përmendet se në këtë ndeshje VAR-i anuloi një penallti që u akordua në favor të Llapit. Krejt kjo ndodhi në minutën e 20’ të takimit.

Feronikeli tashmë merr tri pikët e para në këtë sezon, kurse Llapi mbetet me vetëm 2 pikë pas 3 xhirove./ Periskopi/

Shpërndaje në: