Feronikeli nivel tjetër , me lehtësi mposht Trepçën 89 dhe fiton Kupën e Kosovës

Feronikeli nivel tjetër , me lehtësi mposht Trepçën 89 dhe fiton Kupën e Kosovës

Feronikeli me komoditet e ka mposhtur Trepçë 89 të premten mbrëma, në “Fadil Vokrri”, në finalen e Kupës së Kosovës.

Kështu, skuadra nga Drenasi kompleton dupletën, pasi ditë më parë fitoi garën për titull në Superligë, shkruan Periskopi.

“Nikli” mposhti rivalin nga Mitrovica me rezultat 5-1, falë golave nga Astrit Fazliu (16′), Mendurim Hoti (26′), Albutrint Morina (66′) dhe Kastriot Rexha (71′, 90+3′).

Golin e vetëm për 89shin e shënoi Muja në minutën e 73-të.

Ishte një dominim absolut i djelmoshave të Zekirija Ramadanit, të cilët vërtetë kanë impresionuar me paraqitjet e tyre këtë fushatë.

Kjo fitore e Feronikelit sonte i jep mundësi Prishtinës që të luajë në parakualifikimet e Europa Leagues, si nënkampion i Superligës. /Periskopi.com/

 

Shpërndaje në: