Feronikeli-Trepça 89: Ky është rezultati pas pjesës së parë në finalen e Kupës së Kosovës

Feronikeli-Trepça 89: Ky është rezultati pas pjesës së parë në finalen e Kupës së Kosovës

Feronikeli është duke fituar 2-0 pas intervalit të parë kundër Trepçës 89, në “Fadil Vokrri”, të mërkurën mbrëma.

“Nikli”, edhe ashtu favorit para përballjes, për herë të parë në epërsi kaloi në minutën e 16-të, falë një supergoli nga Astrit Fazliu, shkruan Periskopi.

Vetëm dhjetë minuta më vonë, Mendurim Hoti dyfishoi shifrat duke shënuar pas një gabimi të portierit Beqiri.

Në vazhdim ndeshja kaloi pa shumë raste shënimi, derisa rezultati mbeti i njejtë.

Kujtojmë se Feronikeli ditë më parë u shpall kampion i Kosovës në Superligë, dhe fitorja e djelmoshave të Zekirija Ramadanit sonte do ta dërgonte Prishtinën në parakualifikimet për Europa League, si nënkampion i Superligës. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: