Trepça 89-Feronikeli: Ylli i Kombëtares së Kosovës prezent në tribuna

Trepça 89-Feronikeli: Ylli i Kombëtares së Kosovës prezent në tribuna

Feronikeli ka mbyllur pjesën e parë me epërsi 2-0 kundër Trepçës 89 në finalen e Kupës së Kosovës, që është duke u zhvilluar në “Fadil Vokrri”.

Një gol nga Astrit Fazliut në minutën e 16-të dhe një tjetër nga Mendurim Hoti dhjetë minuta më vonë, ia siguruan “Niklit” avantazhin komod në intervalin e parë, shkruan Periskopi.

Një emër i veçantë në tribuna është ylli i Kombëtares së Kosovës, Milot Rashica.

Rashica së fundmi fluturoi drejt Kosovës, ku së shpejti do të fillojë përgatitjet para ndeshjeve eleminatore për “Euro2020” kundër Malit të Zi dhe Bullgarisë.

Ylli i Werder Bremenit ka postuar foto në InstaStoryn e tij nga ndeshja. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: