Ferri është i sigurtë për Ajaxin pas asaj që i bëri sot kundërshtarit nga Eredivise: Askush nuk meriton këtë poshtërim

Ferri është i sigurtë për Ajaxin pas asaj që i bëri sot kundërshtarit nga Eredivise: Askush nuk meriton këtë poshtërim

Ajo që i ka bërë Ajaxi sot VVV Venlo në Eredivise do të mbahet mend nga librat e historisë si poshtërimi më cnjerëzor në historikun e futbollit holandez.

Kjo pasi gjiganti nga Holanda mposhti PRISNI… 13-0 si mysafir VVV Venlon, në kuadër të javës së gjashtë në kampionatin holandez, shkruan Periskopi.

Kjo fitore duket edhe më e jashtëzakonshme kur e hedhim në pah faktin se goli i parë u shënua në minutën e 57-të.

Po, e lexuat drejtë, në minutën e 57-të Ajaxi shënoi për 1-0 dhe nga ai moment gjithcka shkoi keq e më keq për nikoqirët, të cilët duhet cekur se në minutën e 52-të kishin mbetur me një lojtar më pak në fushë pas përjashtimit të Christian Kum.

Shtatë futbollistë të ndryshëm shënuan për Ajaxin, derisa Lassina Traore shënoi i vetëm pesë gola.

Më poshtë, golashënuesit dhe minutat.

Pas kësaj fitoreje, Ajaxi forcon pozitën e parë me 15 pikë nga pesë ndeshje, ndërsa VVV është e dhjeta me pesë pikë dhe goldallim prej -13.

Përndryshe, kjo është fitorja më e thellë në histori të Eredivises./Periskopi.com/

Shpërndaje në: