Festa e çmendur e fansave të Newcastlet pasi arabët morën drejtimin e klubit

Festa e çmendur e fansave të Newcastlet pasi arabët morën drejtimin e klubit

Fansa të ngazëllyer të Newcastlet po këndonin, kërcenin dhe po pinin jashtë stadiumit të klubit, ‘St James Park’, pasi u zyrtarizua lajmi se pronari problematik, Mike Ashley më në fund e ka shitur klubin.

‘Magpies’ janë blerë nga Fondi Publik i Investimeve arab, që është një grup mega i pasur e që do ta zotërojë 80% të klubit, transmeton Periskopi.

Marrëveshja i jep fund epokës 14-vjeçare të Ashleyt në klub, shumica e së cilës ka kaluar me polemika me fansat.

Dhe mbështetësit treguan ndjenjat e tyre menjëherë pasi mësuan lajmin duke festuar jashtë stadiumit.

Kjo nënkupton se Newcastle tash ka pronarët më të pasur në botë, që vlejnë 400 miliardë euro. /Periskopi.com/

 

Shpërndaje në: