Festa e VV-së në Llap vazhdon edhe pas orës 22:00, intervenon policia

Festa e VV-së në Llap vazhdon edhe pas orës 22:00, intervenon policia

Sot janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme në dy komuna, në atë të Mitrovicë të Veriut dhe në Podujevë.

Në Llap fitues doli të jetë Shpejtim Bulliqi nga VV, teksa rrugët në Podujevë janë të mbushura me simpatizantë të kësaj partie.

Madje, pavarësisht thirrjeve nga institucionet gjegjëse, në këtë kohë pandemie, që mos të ketë grumbull të qytetarëve, ndodhi e kundërta.

Por, në këtë qytet, po ndodhë edhe një gjë tjetër, festa, po vazhdon edhe pas orës policore.

Ndonëse në zonë të kuqe, në këtë komunë, sot u lejua që të ketë lëvizje deri në orën 22:00, e simpatizantët e VV-së, po e vazhdojnë edhe pas kësaj ore gëzimin që fituan.

Ndërsa njësitet policore, u detyruan të dalin dhe t’i shpërndajnë qytetarët.

 

Shpërndaje në: