Festë e argëtim në një lokal, pavarësisht kufizimit nga qeveria

Festë e argëtim në një lokal, pavarësisht kufizimit nga qeveria

Mesa duket u kishte munguar shumë argëtimi dhe festat kolektive në lokale nate grekëve. Në një lokal të njohur në Rodos të Greqisë, askush nuk i mori parasysh rregullat e qeverisë për shkak të situatës nga koronavirusi dhe punonjësit pa maska u shërbenin klientëve që rrinin ngjitur me njëri-tjetrin e argëtoheshin.

Ata kishin organizuar një festë në pjesën e brendshme të lokalit, kundër masave të vendosura.

Lokali, i cili u hap pak ditë më parë, ishte i mbushur me qytetarë të “etur” për t’u argëtuar si para periudhës së Covid-it, pa respektuar masat e mbrojtjes që bareve u kërkohet të marrin për të siguruar shëndetin e stafit dhe klientëve të tyre.

Punonjësit në bar dhe në shërbim nuk mbanin maska, klientët nuk mbanin distancën e tyre, përkundrazi, ata ishin afër njëri-tjetrit, siç e shihni në videon e publikuar nga protothema.gr

Shpërndaje në: