Festë në Maqedoninë Veriore: Shqiptarë dhe maqedonas bëhen bashkë

Festë në Maqedoninë Veriore: Shqiptarë dhe maqedonas bëhen bashkë

Kreu i LSDM-së Zoran Zaev së bashku me krerët e BDI-së ka festuar fitoren pas votimit të ndryshimeve kushtetuese.

Ai në hapësirat e Kuvendit, i shoqëriar nga kryeparlamentari Talat Xhaferi dhe zyrtarët integristë Ejup Alimi, Xhevat Ademi dhe Sadulla Duraki, si dhe Kryetarin e RDK-së Vesel Memedi, kanë ndarë momentet e gëzimit.

Pas shumë mundimesh dhe prolongimesh, para pak çastesh Kuvendi me 81 votë miratoi ndryshimet kushtetuese me të cilat Maqedonia u riemërua në Maqedoni Veriore. Kjo pritet t’i hap asaj rrugën drejt integrimit në NATO dhe BE.

 

Shpërndaje në: