Festë në ‘Stamford Bridges’, Chelsea feston titullin e gjashtë në histori (Foto/Video)
Anglia ka kampionin e ri dhe është skuadra londineze Chelsea që ka marrë trofeun e çmueshëm.
Pas fitores së thellë 5-1 ndaj Sunderland në ndeshjen e fundit të këtij viti, futbollistët e Chelseat kanë marrë medaljet dhe trofeun.
Festë e madhe është bërë në ‘Stamford Bridges’ nga futbollistët, stafi dhe tifozët e Chelseat.
Kapiteni legjendar John Terry së bashku me kapitenin e ri të Chelseat, Gary Cahill kanë ngritur kupën në qiell.
Kujtojmë që ky ishte titulli i gjashtë në histori të Chelseat, ndërsa i pesti në epokën e miliarderit rus Roman Abramovich.
Më poshtë keni fotot dhe videot nga festa e madhe e Chelseat.





The Premier League trophy is back where it belongs! #ChelseaChampions pic.twitter.com/AVWkXKcvEg
— Chelsea FC (@ChelseaFC) May 21, 2017



