Festë, protestë e dhunë në të njëjtën ditë

Festë, protestë e dhunë në të njëjtën ditë

Manifestimi pati përfunduar paqësisht, deri në momentin kur Policia e Kosovës rrethoi selinë e Lëvizjes Vetëvendosje, për të arrestuar ish kryetarin e saj Albin Kurtin, si dhe aktivistë të tjerë të kësaj lëvizje.

Kurti, i cili ishte në arrest shtëpiak, doli para masës për të mbajtur fjalim, u arrestua nga Policia në zyrën qendrore të VV-së.

Në anën tjetër dhjetëra aktivistë të VV-së, ishin mbledhur tek selia e tyre, ku kërkonin nga policia që të mos arrestojnë Kurtin. Ata kishin përdorur gaz lotsjellës dhe sprej për të parandaluar arrestimin e Kurtit, me ç‘rast dy aktivistë dhe dy pjesëtarë të PK-së mbeten të lënduar.

87 persona të tjerë patën përfunduar në arrest.

Kjo ngjarje pati zgjuar reagime të shumta të qytetarëve dhe organizatave të ndryshme, përmes të cilave veprimet e PK-së në zyrën e VV-së janë cilësuar të dhunshme. /KP/

Shpërndaje në: