Festimi i Antonio po konsiderohet si një nga momentet më madhështore në historinë e Premier League

Festimi i Antonio po konsiderohet si një nga momentet më madhështore në historinë e Premier League

Michail Antonio i West Ham United ka bërë mbrëmë një nga festimet më të çmendura që ka parë bota e futbollit.

Sulmuesi i West Ham, me golin e shënuar kundër Leicester City, u bë lojtari me më së shumti gola të shënuara në Premier League, në histori të klubit të tij.

Një gol i veçantë si ai i mbrëmshmi sigurisht se meritonte një festim të veçantë, por… çfarë festimi zgjodhi sulmuesi?

Michail Antonio vrapoi drejt vijës anësore dhe festoi me një prerje kartoni që përbënte figurën e tij.

Tifozët ishin të mahnitur nga mënyra se si festoi lojtari. Madje, mediume të ndryshme angleze e kanë konsideruar këtë moment si nga më madhështorët në histori të Premier League.

Shikoni më poshtë momentin e festës së Antonio. /Periskopi/

Shpërndaje në: