FFK i konfirmon Periskopit: Është sulmuar kryetari Ademi, po përgatitemi për komunikatë

FFK i konfirmon Periskopit: Është sulmuar kryetari Ademi, po përgatitemi për komunikatë

Federata e Futbollit e Kosovës i ka konfirmuar Periskopit se kryetari i saj, Agim Ademi, është sulmuar fizikisht në Parkun Nacional të Gërmisë në Prishtinë.

Ademi po e festonte ditëlindjen e tij të gjashtëdhjetë kur i ndodhi ky sulm nga një person që ende nuk është identifikuar zyrtarisht.

Informatat jozyrtare janë që personi në fjalë punon në FFK, përcjell Periskopi.

Sidoqoftë, FFK po përgatit tashmë një komunikatë për media për të lajmëruar zyrtarisht rastin.

Periskopi mëson se kryetari Ademi është kthyer nga spitali për në zyrën e tij në FFK.

Shpërndaje në: