FFK-ja gënjeu opinionin, UEFA nuk e konfirmon që Kosovës i është shtuar një skuadër në garat evropiane

FFK-ja gënjeu opinionin, UEFA nuk e konfirmon që Kosovës i është shtuar një skuadër në garat evropiane

Federata e Futbollit të Kosovës ka njoftuar që nga edicioni i ardhshëm do të shtohet edhe një skuadër tjetër që do të marrë pjesë në garat evropiane.

Në dy edicionet e fundit Kosovën e kanë prezantuar nga dy skuadra në Evropë.

Indeksonline ka kontaktuar zyren e mediave në UEFA në lidhje me këtë çështje por ata nuk e kanë konfirmuar vendimin për të shtuar një skuadër.

“Në këto momente, nuk kemi ndonjë informacion shtesë në lidhje me ndryshimin e sistemit për ciklin e ardhshëm” është përgjigjur Uefa për Indeksonline, duke bashkëngjitur listën e skuadrave që do të garojnë edicionin e ardhshëm në kompeticionet e saj.

Edicionin e ardhshëm Kosova do të jetë i vetmi shtet që do të përfaqësohet me vetëm dy klube, gjithë shtetet tjera kanë nga 3 klube e më tepër.

Shpërndaje në: